BERAT
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Lapardha të Beratit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se baba e bir kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë dhe kanë qenë sipër një mjeti bujqësor, i cili ka prekur telat e korentit, duke krijuar kështu një shkarkesë elektrike.
I ati është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë. Ndërsa, djali i tij 16 vjeç, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Babai dhe djali kanë qenë duke korrur misrin, kur kanë kapur pa dashje telat e tensionit të lartë.
(d.xh/ Balkanweb)