Ish-futbollisti i mirënjohur i Shqipërisë, Klodian Duro pritet të rikthehet në tapetin e gjelbër si trajner pas problemeve që pati me drejtësinë.
Duro pas problemeve me drejtësinë që prej marsit të këtij viti me të gjitha gjasat do lërë problemet e Shqipërisë për të vijuar në Kosovë.
Mediat kosovare shkruajnë se ngelet vetëm zyrtarizimi i Klodian Duros në krye të stolit të Feronikelit të Drenasit.
Në mars të këtij viti Duro theu urdhërin e mbrojtjes dhe hyri në banesën e ish-bashkëshortes, sipas avokatit për të takuar vajzën e tij.
Gjykata e dënoi në korrik me 6 muaj burg, 4 me gjykim të shkurtuar për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Tashmë Duro do lërë pas këtë njollë dhe do rikthehet në futboll, aty ku vërtet ka bërë mirë ndër vite si lojtar dhe trajner.
(BalkanWeb)