Doganierët gjermanë njoftuan sot sekuestrimin e një tabloje të piktorit francez, Pierre-Auguste Renoir, me një vlerë prej 120 000 euro, në bagazhin e një automjeti që vinte nga Zvicra.
Çështja daton që prej fundit të shtatorit. Oficerët e doganave kishin kryer kontrolle në postën kufitare të Bietingenit (Baden-Württemberg), në kufirin zviceran, në automjetin e një burri që pretendonte se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Por, doganierët zbuluan në automjet katalogun e një shtëpie ankandi të njohur në Zvicër dhe në bagazh një pikturë vaji nga Renoir (1841-1919) e vlerësuar më shumë se 120 000 euro”, sipas një komunikate të doganave.
Më në fund, 67-vjeçari ka shpjeguar se ai e transportoi këtë pikturë drejt Republikës Çeke në emër të një galerie zvicerane.
Tabloja u sekuestrua në mungesë të një pagese gjobe prej 12 000 eurosh.