Interi është në bisedime me anësorin e Manchester United, Adnan Januzaj.
Bosi i United pritet që ta lë të lirë si hqiptarin në janar, pasi nuk e sheh pjesë të formacionit të tij startues.

Sportmediaset shkruan se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka bërë tashmë kontaktin e parë, duke biseduar me Abedinin, babain e Januzajt, që po ashtu vepron si agjent i tij.

Interi ka marrëdhënie të mira me United, qysh prej transferimit të Nemanja Vidic.

Ausilio dëshiron ta marrë shqitparin në formë huazimi 18 muajsh me opsionin e blerjes.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: