POGRADEC
Një aksident automobilistik ka ndodhur ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec – Tiranë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lin. Paraprakisht, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Shoferi i një prej makinave ndodhet ende në automjet.
Dy drejtuesit e mjeteve janë nisur me urgjence drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Momentalisht, drejt vendngjarjes është nisur një auto-ambulancë.
(d.xh/ Balkanweb)