Të tjera detaje zbardhen nga grabitja e një dyqani celularësh sot në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i ngjarjes, pasi ka hyrë në dyqan me një thike ka kërcënuar punonjësen ndërsa i ka kërkuar asaj lekët. Ndërkohë policia raporton se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

“Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marrë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: