Sot në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është trajtuar situata politike në Kosovë me Gjykatën Speciale e cila fillimisht thirri për të dëshmuar figura të rëndësishme politike dhe më pas çoi në arrestimet e dy drejtuesve të OVL të UÇK-së.

Sipas ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj tashmë situata është shumë e vështirë në Kosovë por ka pikëpyetje të mëdha për dosjet që gjendeshin në OVL të UÇK.

ENVER HOXHAJ: Situatë e vështirë politike dhe njerëzore në Kosovë. Nëse kemi parasysh prej faktit që Prokuroria Speciale në Hagë bëri deklaratën për Thaçin e Veselin. Deklaratë pa konfirmim të Gjykatës së procedurës paraprake e deri tek arrestimet të veteranëve të luftës. S’kam asnjë pamje, kush i solli ato dosje në zyrat e OVL, kush i nxori nga Gjykata dhe sidomos spektakli me ndërhyrjen e EULEX.

Nuk mendoj që veteranët e luftës, po të kërkoheshin nga Policia e Prokuroria, do paraqiteshin.

Por analisti Vasjari ka theksuar se kauza e luftës së Kosovës nuk mund të njolloset dhe krimet e luftës janë disa përgjegjësi e disa individëve.

ARJAN VASJARI: Ne kemi pasur rastin disa herë këtu ta diskutojmë, s’kam pasur asnjë dyshim mbi intensionin negativ apo të qëllimshëm të Gjykatës. Do ishte shumë e rëndë, s’kam fakte. A ka patur mundësi Kosova që këtë çështje të madhe, katarsis moral që shoqëria e Kosovës ka nevojë ta bëjë. Në Kosovë pas luftës, që nga fundi e deri më pak ka pasur të humbur.

Ne do të kishim gjithë të drejtën të ngrinim pikëpyetje, teksa Gjykata është me integritet të pranuar ndërkombëtar. A duhen ta bëjnë të tjerët, po duhen ta bëjnë. Në mënyrë absolute nuk pret korrektesën apo kauzën e drejtë të luftës së Kosovës. Përgjegjësia është individuale. Janë duke mbrojtur komandantët ata që kanë bërë faje. UÇK është prova më elokuente e një kombi, shoqëria që kërkon të çlirohet. Përfaqësuese që në moment historik filloi betejën me pushtuesin. Këtu mbyllet korrektesa. Nëse duam vërtet në këndvështrimin tim të japim qoftë një kontribut modest, duhet të mbështesim hezitim. Nuk janë individët ata që e njollosin kauzën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: