Ish-trajneri i Tiranës Ardian Mema vlerësoi lojën e Shqipërisë ndaj Kazakistanit, por gjykoi se skuadra jonë i mungojnë liderët në skuadër.

Në studion e “Sport Neës Plus” në “Neës 24”, Mema theksoi ekipi ishte superiorë ndaj kazakëve, por në futboll ndodh që gjërat të jenë të paparashikueshme.

“Ekipi jonë ishte më superior. Mund të luash dobët, por fiton ndeshjen. Trajneri duhej të ndërhynte te rezervat. Para ndeshjes bëhen manovrat. Lojtarët t’i lexojnë situatat me kundërshtarit gjatë 90 minutave. Kazakistani luajti çerek ore lojë, pastaj pjesa tjetër ishte për ne. Në futboll ka paparashikueshmëri.

Trajneri e përgatit takimin me analiza, nëse kundërshtari luan kështu, atëherë çfarë pikash të dobëta ka. Ne ishim superiore me kundërshtarin, por gjërat mund të dalin gjërat jashtë lojës. Ishim më të përgatitur se kundërshtari. Këtu duhet forcë dhe ritëm tjetër, patëm 2 raste të mira. Por, lojtarët ishin apatikë. Ky ekip s’ka lider. Mirë është të kesh lider në çdo repart. Lideri shihet dhe nga stoli. Të duhet që këto lidera, lojtarë të caktuar të marrin ekipin ta çojnë drejt fitores”, deklaroi Mema.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb