Kreu i PD, Lulzim Basha ka garantuar se vota e anëtarësisë në përzgjedhjen dhe skualifikimet e kandidaturave do të respektohet dhe do të ndikojë.

Basha tha se ky është një model i ri dhe provoi që demokratët e mbështetën dhe i kushtuan vëmendje masivisht.

Më tej ai theksoi se ky proces do të vlejë edhe si qasje e re  e vendimmarrjes qeverisëse nesër kur PD të vijë në pushtet.

Ndërkohë lideri demokrat komentoi edhe shtyrjen e zgjedhjes së Kryesisë së re të PS me kërkesë nga Rama, duke theksuar se këtë lëvizje kryetari i PS e bëri që të mbajë ende Vangjush Dakon.

 

”Është puna më e vështirë të krahasosh të prakrahasueshmen. Janë dy modele të ndryshme. Nuk bën zgjeëdhje në parti, nuk do të dëgjojë zërin e anëtarësisë së tij.

Kjo ësthë arsyeja pse hodhi poshtë listat e hapura. Ai ka tmerr votat e PS. Ai është pakicë brenda PS.

Do i linte socialistët të rendisnin kandidaturat.  Pasi e ka shtyra 10 herë Asamblenë për Kryesinë, e shtyu edhe një herë për të mbajtur në listë Vangjush Dakon.

Po lëshoi Dakon lëshoi veten. Votat në Shijak nuk i vodhi Dako, por Rama përmes Dakos. Votat në Dibër nuk i vodhi Gjiknurin, por Rama përmes tij. E kështu anë e mbanë shqipërisë.

Po lëshove dikë, lëshove veten tënde. Ky ësthë taksirati i PS deri më 25 prill. Elita e PS në një rreth të ngushtë. Kanë hall ku do t’i çojnë milionat. Jam i bindur sepse kam qenë këtu ballë ëpr ballë me drejtues të PS, që nuk do vijnë këtu për t’i shërbyer PD, por duke i dhënë mesazh të fuqishëm Ramës, më 25 prill, dhe duke i hequr njollës e kriminalizuar deri në palcë. Të thyejë premtimet, edhe socialistët vidhen sot, jo vetëm demokratët. Nuk ka mekanizëm që socialistëve me COVID-19 iu rimburson ilaçeve, jo jo.

PD është e vendosur të ecë me model të ri, parakusht për të ecur para. Prandaj e kemi adaptuar, ku anëtarësia dëgjohet dhe  vota ndikon. Prandaj ka pasur një pjesëmarrje dhe vëmendje rekord nga qytetarët dhe media. I lumtur që ky proces është gur themeli i një qasje të re të vendimmarrjes politike dhe qeverisëse. Vota e anëtarësisë do të respektohet.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb