Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, kishte mbrëmjen e sotme në fokus procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë diskutimit me të ftuarit në studio mbi deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe epërsinë në vota të kundërshtarit të tij, Joe Biden, moderatorit Sokol Balla i ka mbërritur një mesazh live nga SHBA.

Ishte ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që i shkruante Ballës me humor se “Besoj që republikanët tani kanë nevojë për ndihmë nga Arben Ristani”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb