DIBRA

Pandemia ka nxjerr në plan të parë Shërbimin Shëndetësor Parësor, kjo edhe për faktin se rreziku i infektimeve në spitalet Bashkiake apo Rajonale nga Covid-19 është më i madh.
Në këto kushte godinat e qendrave shëndetësore apo ambulatore duhej të ishin funksionale në mënyrë që edhe vetë qytetarët të shmangnin grumbullimt. Ndonëse kjo Qendër Shëndetësore në Njësinë Administrative Arras në Bashkinë e Dibrës duhej të ishte në shërbim të banorëve, ajo është e kyçur e në një njoftim të vendosur në të, thuhet se shërbimi do të jepet në terren.

Banorët shprehen se godina po ju rrezikonte jetën atyre dhe personelit shëndetësor, prandaj është braktisur. Ata thonë se në të shumtën e rasteve mjekët shkojnë në banesa, ose vetë banorët i drejtohen Peshkopisë.

Në gjendje të tillë janë me dhjetra godinat e qendrave shëndetësore apo atyre ambulatore në të gjithë vendin, megjithëse nevoja për ta në këtë periudhë është më e madhe se kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb