Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçari, pasi ka kanosur me mjet të mprehtë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
(BalkanWeb)