GJERMANI

Gjermania ka regjistruar 410 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë sipas të dhënave të institutit të sëmundjeve infektive Robert Koch.

I lartë është dhe numri i të infektuarve të rinj, ku në 24 orë janë shënuar 18.633 raste. Numri i të infektuarve në total që prej nisjes së pandemisë është 961.320, nga të cilët kanë vdekur 14.471 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: