DIBRA
Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë, ndër ta edhe punonjës të policisë.
Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se Covid-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore, Munir Xhepa.
Ai punonte si polic pranë Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
Xhepa kishte 5 ditë që ndodhej në intubim në një nga spitalet Covid në Tiranë.
Ky është rasti i parë që humb jetën nga koronavirusi një efektiv policie në Qarkun Dibër si pasojë e koronavirusit.
(d.xh/ Balkanweb)