Recete nga znj Katerina
Përbërësit

1 pako peta
100 gr gjalpë
½ filxhan arra
1 lugë mjaltë
Kanellë, arrë moskat, karafil

Sherbeti:
1 filxhan sheqer
1 filxhan ujë
1 fetëz limon

Përgatitja

Shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë ngrohim pak mjaltin dhe e përziejmë me arrat e thërrmuara duke shtuar dhe 1-2 lugë gjalpë të shkrirë. I spërkasim arrat me kanellë pluhur, arrë moskat dhe karafil.

Marrim petat e bakllavasë dhe i presim në 3 shirita. I mbulojmë petët me një pecetë të butë që të mos thahen.

Marrim petët e ndara një nga një dhe i lyejmë me gjalpë. Në fund të çdo pete vendosim 1-2 lugë arra dhe i mbështjellim si cilindër. Në fund hedhim mbi bakllava gjalpin e shkrirë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe pasi bakllavaja të jetë pjekur e sherbetosim me sherbet të nxehtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: