Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka komentuar vendimin e tij që e çoi drejt heqjes dorë nga detyra e tij, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ai tha për ‘Opinion’ se dorëheqja ishte akt moral dhe politik, ndërsa shtoi se nuk ka përgjegjësi për ngjarjen

“Sigurisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është atuomatikisht e pranueshme dhe e pranuar. (Rama). Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegjja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marr që herët, siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM. Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. E vetmja kontradiktë është kontradikta me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë. Kemi vrasjen e një djali të ri. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush. U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndërgjegjja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.”, tha Lleshaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: