Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë intervistës në një emision në Top Channel ka deklaruar Irani ka tentuar të sulmojë vendin tonë edhe fizikisht përveç sulmeve kibernetike të kohëve të fundit.

Sipas tij Irani ka tentuar të kryejë atentate në Shqipëri, por në pamundësi për të goditur fizikisht u është drejtuar metodave të tjera për të realizuar qëllimet e tyre.

“Tema e Iranit ka qenë dhe mbetet në vëmendjen e sigurisë tonë për sa kohë kemi strehuar anëtarët e opozitës së tyre. Irani ka tentuar të sulmojë edhe fizikisht në vendin tonë dhe të kryejë atentate. Pamundësia për të goditur fizikisht ka bërë ata të kërkojnë rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim, këtë herë me anë të mjeteve kibernetike. Ata kanë kërkur të sulmojnë fizikisht, në goditje të drejtpërdrejta si për shembull ndaj Kryegjyshatës”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb