Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar direkt nga rubrika ‘’Opinion’’ në News24 ndryshimet e fundit në qeveri.

Kryeministri Edi Rama sot njoftoi se do të dërgojë për dekretim Ilir Çuçin për ministër të brendshëm që do të zëvendësojë Sandër Lleshajn, si dhe Milva Ekonomin për ministër bujqësie që do zëvendësojë Çuçin, por për Vasilin janë ndryshime të parëndësishme.

Sipas Vasilit, Çuçi dhe Ekonomi s’kanë asnjë lidhje me PS, por bëhen si çelësat kopil që hapin çdo derë. Për nënkryetarin e LSI këta emra janë vetëm marioneta që zëvendësojnë njëri-tjetrin.

”Marioneta që zëvendësojnë njëri tjetrin. Vetëm konfirmim tjetër se  të dyja ndryshimet për ata që janë militantë të PS, emra që s’kanë asnjë lidhje me PS vijojnë në marrjen e copave të pushtetit. Ndryshimi i ka bërë boll të qeshin, nga ministria e bujqësisë tek ministria e brendshme. Si çelësa kopil që hapin çdo derë.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb