TIRANË
Policia e Tiranës njofton se një aksident i shumëfishtë ka ndodhur sot në rrugën e “Rinasit”.
Si pasojë e përplasjes së 5 makinave me njëra-tjetrën, janë lënduar lehtë dy persona.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(d.xh/ Balkanweb)