Ambasadorët e SHBA dhe BE në Shqipëri, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë takuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, mëson BalkanWeb.
Ky takim vjen vetëm pak javë pasi Gjykata Kushtetuese u bë funksionale brenda vitit që lamë pas 2020, me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.
Ndërkohë momentalisht GJK ka 7 anëtarë pasi më parë pjesë e institucionit ishin edhe Vitore Tusha që është kryetare në detyrë, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
(BalkanWeb)