Ekspertët e ekonomisë, Fatos Çoçoli dhe Suzana Guxholli, kanë debatuar në emisionin “Real Story”, në News24, mbi programin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke u ndalur te premtimi i PD për rritje pagash, Çoçoli tha se mjeku do ta shohë Gjermaninë edhe me pagë 1200 euro. Ndërsa për eksperten e PD, Guxholli, nuk ka vend në botë që mund të zhvillohet dhe të rritet, nëse nuk ka paga të mira.

Pjesë nga diskutimet:

Guxholli: Është lemeri, ne kemi klasat pa tekste bazë. Jemi te niveli i mjerimit, nuk ka tekste.
Çoçoli: Shqetësimi është politika, sepse edhe me 1200 euro, mjeku do të shohë Gjermanin. Nëse një mjeku të ri i thua që po të rrisë rrogën, të zeroj dhe interesin, por me një kusht, të rrish këtu, të bësh kontrat. Kjo është politike. Ti ke vetëm një buqetë premtimesh, por nuk arrij dot të të besoj, edhe pse dua shumë.

Guxholli: Patjetër që kur të bëjë kontratën, shteti do të thotë nëse do rri 1 vit, 2 vjet. Nuk ka vend në botë që zhvillohet e rritet, nëse nuk ka paga të mira. Njerëzit nuk kuptojnë politika, ata duan të dinë sa paguhen.
Çoçoli: Ka një shqetësim të madh se nuk keni pikë identiteti. Keni një faturë, që nuk e përballon dot buxheti. Të 60 premtimet janë thjesht tre faqe.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb