TIRANA

Policia është vendosur në aksion pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier më 1 shkurt.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se operacioni u zhvillua gjatë natës në 4 qytete, Fier, Durrës, Tiranë e Vlorë, për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa.

Ndërkohë aktualisht janë shoqëruar disa persona në Tiranë që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, teksa autori përdori një armë ”Scorpion” për ta vrarë teksa 42-vjeçari qarkullonte me mjet.

Një mjet ”Land Rover” me targa greke u gjet i djegur, që dyshohet se u përdor nga autori. Nga ana tjetër u sekuestrua dhe arma e përdorur, bashkë me një silenciator.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb