Në mes të pandemisë Super Bowl largon vëmendjen e amerikanëve nga Covid-19 me një finale spektakli që nuk zgënjen asnjëherë. Përpara 25 mijë tifozëve në stadium, 9 prej të cilëve personel sanitar dhe shëndetësor si mirënjohje për sakrificën e tyre, Tampa Bay Buccaneers triumfuan duke mundur me lehtësi 31-9 kampionët në fuqi të Kansas City Chiefs. Edhe një herë protagonist Tom Brady që ndihmoi skuadrën nga Florida të fitojë Super Bowl për herë të dytë në historinë e saj.

Legjenda e futbollit amerikan shërbeu saktë për tre touchdown, duke fituar unazën e tij të shtatë në karrierë dhe të pestën si MVP, lojtari më i mirë i finales.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb