Ndryshimet në kodin zgjedhor kanë qenë pjesë e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ku ishte i ftuar kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi. Analisti Fatos Lubonja thotë se e gjithë kjo manovër u bë u bë që të hiqej mundësia e koalicioneve.

Sipas tij, u bë thjeshtëzimi që nënkupton një ndryshim i ligjit që të fitojë partia e parë që ka pushtetin sepse përndryshe rreziku ishte që Edi Rama të mos fitonte dot në atë kuptimin, siç fitoi kur ishte në koalicion me Ilir Metën në 2013.

“U bë gjoja në emër të listave të hapura gjithë ai ndryshim sepse ata kërkonin lista ta hapura, opozita parlamentare pas daljes opozita nga parlamenti. Pastaj u bë një truk për të mbyllur listat në këtë formë, që të zgjedhurit e kryetarit të partisë janë prapë të parët. Që në thelb pakëson shumë mundësinë e asaj që kërkohej që ishte një nga arsyet themelore pse u ndryshua kodi që populli të ketë mundësi të zgjedhë kandidatët. Në thelbin e vet gjithë kjo manovër, e kam analizuar, u bë që të hiqej mundësia e koalicioneve. Prapë e mendoj që ka qenë edhe e padrejtë dhe në kuptimin më të thellë si parim. Sepse një parti sipas logjikës së kodit të tanishëm, ose një koalicion, do të thotë që dy parti siç janë dy opozitaret tona PD dhe LSI, apo qoftë dhe një parti tjetër, nëse do hyjnë në zgjedhje do hyjnë me një listë të vetme jo me dy lista. Në thelbin e vet kjo është që ti të eliminosh edhe mundësinë për të parë një parti se sa meriton.
Koalicioni e di më mirë nesër pas zgjedhjeve se sa ministra do ketë njëra parti që ka marrë po them 10-15% dhe sa ministra një parti që ka më shumë mbështetje popullore që merr 35%. Në këtë rast u bë ky thjeshtëzim që nënkupton një ndryshim i ligjit që të fitojë partia e parë që ka pushtetin sepse përndryshe rreziku ishte që Edi Rama të mos fitonte dot në atë kuptimin, siç fitoi kur ishte në koalicion me Ilir Metën në 2013. Këto nuk janë ndryshime që kanë të bëjnë me përmirësim të kodit zgjedhor. Këto janë ndryshime ad hoc që bëjnë kush ka pushtetin kryesisht, por dhe partitë e tjera për të eliminuar të tjerët, për të kontrolluar pushtetin dhe për të nxjerrë përfitime. Mjafton kjo dhe mos arritja e konsensusit për një ndryshim që ta bëjë nul konsensusin që është arritur për Celibashin. Gjithë debati që bëjmë ne sot, më duket luks i madh sepse Celibashit do t’i shkojë rezultati aty, por rezultati do të vendoset nga gjithçka do ndodhë poshtë ku ai nuk ka asnjë fuqi kontrolli sepse s’ka kontroll dot, s’ka as polici Celibashi dhe sikur të ketë vullnetin më të mirë”, deklaroi Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb