Stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu kanë goditur Francën ditët e fundit.
Si pasojë e motit të keq, një pjesë e kullës Eiffel është përfshirë nga akulli.
Për ta shkrirë atë, u angazhuan dhjetëra punonjës, të cilët përdorën flakadanë.
“Pas këtij moti të akullt, platformat në Kullën Eiffel janë të ngrira, kështu që ne përdorim flakadanë për të shkrirë borën dhe akullin sepse ajo ka një efekt gërryes në strukturën metalike”, njoftoi sektori i kujdesit për Kullën Eiffel.
Po ashtu, punonjësit u shtrinë në të gjithë qytetin, pasi rrugët dhe hapësira të tjera të qytetit u përfshinë nga akulli. Temperaturat kaq të ulëta janë të rralla për Parisin dhe për këtë arsye, autoritetet rekomanduan mbylljen e shkollave.
🇬🇧 When negative temperatures return, my floors got partially covered with ice! 🥶 To get rid of it, we need to use a blowtorch because ice-control salt is too corrosive for the metal.#EiffelTower pic.twitter.com/nkdgLVaUHf
— La tour Eiffel (@LaTourEiffel) February 9, 2021