Ndarja nga jeta e modeles së njohur Kasia Lenhard, njëherazi ish e dashura e yllit të Bayern Munich, Jeorme Boateng, ka tronditur Gjermaninë.
25-vjeçarja thuhet se është vetëvrarë në ditën e lindjes së djalit, ndërsa shkaqet që e dërguan në kryerjen e aktit ekstrem janë ende të paqarta.
Modelja kishte shkruar së fundmi në rrjete sociale se është koha të vendosësh kufij.
“Është koha të vendosësh një kufi. Mjaft!”, thuhej në postimin e Lenhard.
Sakaq, Kasia Lenhardt u bë e famshme në vitin 2021 pas pjesëmarrjes në një shfaqe televizive në Gjermani të quajtur “Next Top Model”. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta është konfirmuar nga kolegë dhe të afërm të saj, të cilët i kanë kushtuar Kasias mesazhet ë tëra prekëse.