TIRANE- Sot në orën 12:00 pritet të zhvillohet një protestë për ballë godinës së kryeministrisë nga profesionistët e lirë, të cilët kundërshtojë ligjin për “Sigurimet e detyrueshme shoqërore e shëndetësore”.

“Ditën e hënë, datë 28 Dhjetor ora 12:00 përballë Kryeministrisë. Protestë e profesionistëve të lirë kundër ligjit falimentues të ‘Sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore’ për 17 profesione apo mbi 30.000 profesionistëve në mbarë vendin”, – thuhet në mesazhin e tyre të shpërndarje dje në rrjetet sociale.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: