KORÇË

Vijon të jetë problematike situata nga reaksioni kimik tek ish trikotazhi në lagjen nr 9.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se përgjatë gjithë ditësm në këtë zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë, ndërsa ende nuk është bërë një ndërhyrje.

  • foto galeri

Sipas të dhënave, nga Tirana janë nisur ekspertë, të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin.  Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

Do jenë ekspertët, ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate, për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë. Në vendngjarje janë Forcat e Armatosura dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb