“Vila24” moderuar nga Androniki Kolka ka nisur me një ndryshim të ndjeshëm. Gjatë prezantimit të rubrikës së gatimit, Kolka njofton largimin e zonjës Katerina Gremi nga emisioni. E prekur nga vendimi i saj, Kolka tha se koleges së saj i është dashur të qëndrojë pranë familjes pasi kaloi Covid-19 edhe pse tani gëzon shëndet të plotë.

Zonja Katerina ka prezantuar receta gatimesh duke bërë për vete mijëra amvisa që e kanë ndjekur me shumë dëshirë. Ajo ka hyrë me shijet e saj edhe në tryezat e familjeve tona.

Në një mesazh dedikuar për emisionin, zonja Katerina me shumë emocion ka falenderuar TV “News24” për bashkëpunimin dhe i ka uruar suksese pasardhëses së saj, zonjës Ida Çakërri, një blogere e njohur gatimi e cila vjen nga një formim akademik ushtarak dhe karrierë në marketing. Zonja Ida do na shoqërojë çdo mëngjes në “Vila24” për një përvojë të re televizive me dëshirën për të ushqyer tek secili nga pasionin për kulinarinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: