Joan Laporta është në rrugën drejt zgjedhjes si Presidenti i ri i Barcelonës. Sot në klubin blaugran u votua për Presidentin, dhe pikërisht sipas sondazheve Laporte rezulton fitues me mbi 58% të votave.
Në vend të dytë rezulton Victor Font me 31.3% dhe në vendin e tretë Toni Freixa me 9.3%. Deri më tani ekipi kishte Presidentin Bartomeun i cili disa ditë më parë edhe u arrestua.
Laporta ka eksperiencë pasi ka qenë edhe më parë President i Barcelonës, në periudhën e artë kur ekipi drejtohej nga Guardiola dhe si qëllim kryesor të tij ka mbajtjen e Messit në ekip.
Ky i fundit nga janari rezulton lojtar i lirë për transferim dhe mund të nënshkruajë me secilin klub të dojë.
(BalkanWeb)