Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total i rasteve pozitive është 74.079, ndërsa 1.668 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761. Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj ka paralajmëruar se mbi 33 mijë doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë gjatë muajit mars.
Ai një ditë më parë ka thënë se gjendja në Kosovë u vlerësua si e qëndrueshme, kjo është arsyeja pse vaksinat janë vonuar deri tani.