TIRANË
Zëvendës kryeredaktori i gazetës “Panorama” Aristir Lumezi e sheh si nisja e një fushate negativiste qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sot me deklaratat e tij për përfaqësuesit e opozitës. Ai tha tek fasha gri e elektoratit mund të ketë lënë shije të keqe.
“Nisja e një fushate negativiste. Nuk mund të bësh ballafaqim fotografish ku njërin e gjen me kanotiere dhe tjetrin me kostum. Tek fasha gri e elektoratit mund të ketë lënë shije të keqe, ta mendojnë dhe njëherë votën.
Kam frikë që do kemi një lloj, pak më e moderuar se timoni e tepsia, por me emra të përveçëm”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se fushata negativiste është shenjë dobësie. “Nuk mund të mos them që personazhet e listave të PD-së nuk kanë qenë një risi dhe i kanë dhënë mundësi Edi Ramës të bëjë këtë gjë. Të dyja listat si të PD si të PS janë të të njëjtit koncept, që renditjen e bën kreu i PD dhe vendos ai dhe shiun dhe diellin. Megjithatë mendoj se nuk është problemi tek listat apo emrat por tek ideja që sjellin”, tha ai.
