KINE – Fotografi mahnitëse dhe të rralla janë shkrepur në ujëvarën e ngrirë në malin Taihang në Kinë, pasi temperaturat kanë arritur minus 12 gradë celsius.
Ujëvara e mrekullueshme që tërheq çdo vit turistë nga e gjithë bota është shndërruar në një masë akulli, duke ofruar një tjetër pamje të ujëvarës.
Ky fenomen ka tërhequr edhe më shumë turistët, të cilët me aparatet e tyre në duar nuk kanë hezituar të kapin pamjet e mrekullueshme të ujëvarës, e cila përveçse është shndërruar në akull, tashmë i mungon edhe zhurma e rrjedhjes së ujit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
