Pianisti Eni Barbullushi në një intervistë për “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka foli për koncertin e tij që theu heshtjen ne Covid-19 në Itali. Në një bisedë përmes “Skype”, Barbullushi shprehu keqardhjen për “mpirjen” që kanë pësuar gjithë aktivitetet artistike në botë, sidomos në Bergamo të Italisë ku ai jeton e luan muzikë.
Ai tha se për organizmin e një koncerti virtual titulluar “Un abbracio dal mondo” me 15 artistë të shkëlqyr, i është dashur të bëjë një organizim të tillë i cili do kapërcente mbi lëngimet e dhimbjes së shkaktuar nga pandemia si një shenjë jetë për shpresë e rifillim. Barbullushi shkëput me shumë emocion gjatë intervistës mallin e nostalgjinë që ka për Shqipërinë, ndërsa thotë se i mungon e ndihet krenar që është shqiptar.
Në fund të bisedës, Barbullushi zbuloi një pjesë të projektit muzikor në formatin 3D- hologram që ka, e shpreson ta prezantojë në muajt në vijim. Barbullushi ka lindur në Vlorë, nga dy prindër artistë, nëna Aksinja Gërbi pianiste, mësuesja e tij e parë dhe babai, Fatmir Barbullushi, klarinetist, pedagog në Akadaminë e Arteve. Eni është formuar në shkollat më të mira të Londrës, Suedisë e Italisë, ku tashmë është vendosur për të zhvilluar dhe karrierën e tij artistike.
(BalkanWeb)