DURRËS
Tre lloje pakosh u përdorën për të fshehur e mbështjellë 143 kg kokainë brenda konteinerit i cili erdhi nga Ekuadori në Durrës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pakot lexonin ‘’El Mejor’’ ose në shqip Më e mira, shoqëruar nga fotoja e Pablo Escobar, ‘’Viejon’’ që në shqip do të thotë i moshuari, dhe ‘Brater’ që përkthehet vëlla.
Ngarkesa kishte si detinacion firmën ‘’Masabi Fruits’’ në Kombinat të administratorëve Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që të dy të arrestuar.
(BalkanWeb)