INDIA
Koronavirusi në Indi është kthyer në një problem serioz për shoqërinë, me numrin e rasteve dhe të fataliteteve që sa vjen e rritet për çdo ditë.
Një burrë ka rrëfyer për BBC se ka humbur gruan dhe fëmijën e porsalindur, për shkak të Covid.
“Ndjej sikur zemra më është shkulur nga trupi. Kam humbur gruan dhe fëmijën e porsalindur në një ditë, për shkak të Covid”, ka deklaruar burri nga India.
India ka parë më shumë raste Covid në shtatë ditët e fundit se çdo vend tjetër ndërsa lufton me valën e dytë të koronavirusit.
Spitalet janë mbingarkuar me të afërm që lypin shtretër dhe oksigjen.
India është shteti që ka kaluar 200 mijë të vdekur, për shkak të koronavirusit.
(Balkanweb)