Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.

Gazetari Julian Shota raporton për Balkanweb se një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima quhet Hamit Gabili, 65 vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: