Shumë urime për Charlotten e Cambridge. Pak ditë nga 10 vjetori i martesës të William dhe Kate është sërish koha për të festuar. Princesha feston 6 vjetorin e ditëlindjes. Pavarësisht se do të jetë një ditëlindje e heshtur, për shkak të vdekjes së gjyshit Filippo, festa do të bëhet edhe pse privatisht. Me shumë gjasa ditëlindja e vogëlushes do të zhvillohet në kopshtin e Kensington Palace ose në Anmer Hall, në rezidencën në fshat në kontenë e Norfolk, ku dukët e Cambridge transferohen së bashku me fëmijët gjatë fundjavës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Charlotte është e katërta në radhë për të marrë fronin dhe një ditë ajo do të trashëgojë titullin Princesha Mbretërore, një titull që aktualisht e mban tezja e saj e madhe Anna e Anglisë.

Që kur ishte e vogël ajo ra në sy për gjallërinë e madhe që kishte, aq sa konsiderohet nga shumë njerëz si ‘njeriu i egër’ i familjes. Pavarësisht se shumë e vogël në moshë ajo është bërë një ikonë në stil falë edhe fotove të bëra nga mami Kate, për çdo dalje publike që e vogla bën. Veshjet dhe aksesorët e saj shitet shumë shpejt.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb