Me rastin e ditëlindjes së tij të 70-të, aktori fitues i çmimit Oscar Kevin Costner bëri një homazh për të ndjerën Whitney Houston. Nëpërmjet një Story në Instagram, ai ndau një foto të rrallë nga llogaria e saj zyrtare në Instagram – e cila tani menaxhohet nga familja e saj – nga bashkëpunimi i tyre i vitit 1992 “The Bodyguard”. “Kjo foto më kujton se sa me fat jam që kam më shumë ditëlindje”. Costner shkroi, duke shtuar, “Ne humbëm një dritë kur humbëm Whitney”.

Houston ndërroi jetë më 11 shkurt 2012 në moshën 48-vjeçare. Ajo do të kishte mbushur 61 vjet këtë vit.

“Gëzuar ditëlindjen Kevin Costner! Një foto nga prapaskenat e “The Bodyguard” me Kevin, Whitney dhe Ellin LaVar, stilistja e yllit për filmin “, ka shkruar Costner pranë fotografisë në llogarinë e këngëtares, e cila është ripostuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli gjithashtu ndau një kujtim të veçantë nga fëmijëria e tij në llogarinë e tij. “Faleminderit djema për urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ai në mbishkrim dhe e ka shoqëruar me një foto bardh e zi të veshur si kauboj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kevin Costner (@kevincostner)

“Nëse mund ta besoni, jam unë. Unë e kam ndjekur jetën e kaubojit që kur fillova të ecë dhe po e bëj akoma. Edhe një vit sytë do t’i kemi tek ëndrrat tona”, shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb