Në studion e emisionit “Pikët mbi i”“News 24”, u komentua rezultati i zgjedhjeve dhe humbja e opozitës.

Analisti Artur Zheji, i ftuar në studio, tha se sipas tij, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duhet të afrojnë banda për të ardhur në pushtet, pasi sipas tij, në të kundërt, vullneti i qytetarëve do të deformohet.

I një mendimi të kundërt ishte gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se ajo nga ana e saj, do të investigojë të gjitha rastet kur prokurorët dhe gjyqtarët, nuk hetojnë përfshirjen e kriminelëve në fushatën zgjedhore.

A krijoi zoti Basha frymën e duhur?

Artur Zheji: Një nga argumentet kryesore brenda partive politike, ishte po të krijonte frymë opozita do të kishte rotacion. Unë sa pashë atë të Zaloshnjas u ndriçova. Unë e peshkova sepse është sondazhist i zoti. Nëse do të ishte gjë pro qeveritare do ta shihnim me dyshim, por nuk është kështu. Karantina mbaroi, tani Greqia është një vend që shkon dhe vijnë. Më shumë se 76% e shqiptarëve nuk nxjerrin dot një opozitë në pushtet. Pra, mendoj që megjithatë edhe kjo nuk mjaftoi. Është e detyrueshme që opozita, LSI, Basha, të gjuaj jo të shkolluarit, akademikët, por të gjuajë bandidat, të krijojë bandat e veta, bandat blu, ndaj atyre të kuqve. Që të kemi një mundësi të barazohen forcave dhe vullneti i shqiptarëve të mos dali i deformuar. Kjo është luftë bandash! Një kryetar opozite që është shkolluar në Perëndim, që është i sjellshëm, nuk duhet në Shqipëri. Shqipëria është ende një xhungël. Ata që nuk duan që të jetë një Shqipëri hesapi, nuk ka hapësira, vetëm nëse krijohen bandat.

Opozita e këtyre zgjedhjeve a e krijuan frymën e duhur?

Klodiana Lala: Unë jam larg politikës, por do i përgjigjem pyetjes së emisionit. A duhet të krijojë Partia Demokratike bandat e veta?! Unë ndaj mendim të kundërt me Zhejin. Unë këmbëngul që të krijohen mekanizmat dhe të mbahen larg kriminelët në fushatat zgjedhore, sepse vetëm në këtë mënyrë do të lexohet i plotë vullneti i shqiptarëve. Do të ndjek me lupë të zmadhuar se sa do të jenë të zotë Prokurorët e këtij vendi për të ndëshkuar kriminelët që kanë financuar fushatën elektorale. Kjo do të thotë, se banda të caktuara kanë sjellë emra të panjohur, kanë kontribuar me para dhe ata nesër pasnesër i shërbejnë bandave me ligje të caktuara. Shteti duhet t’i tregojë dhëmbët krimit të organizuar.

Artur Zheji: Ke një mbizotërim për veten tënde.

Klodiana Lala: Do të investigoj rastet që do të ketë shkelje. Unë nuk e inkurajoj gjakderdhjen. Ndaj qëndrim të ndryshëm nga ju. Unë dua që organet ligj zbatuese të reagojnë.

Artur Zheji: Bandat i gjen në terren, i ke me politikën. Kur nuk i tremb Prokuroria dhe Gjykata do i trembi populli?!

Klodiana Lala: Më herët thashë që krimi i organizuar ka diktuar shumë zhvillime në vend. Unë kam denoncuar disa prej tyre. Në mënyrë kategorike nuk pajtohem me mendimin që partitë të marrin banda për të ardhur në pushtet.

Artur Zhej: Jo, them të vijnë banda për të eliminuar bandat e terja dhe të mos preket vullneti i popullit.

Klodiana Lala: Partia Demokratike ka 59 deputetë, mund të ketë pjesën e vet për të miratuar mekanizma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb