Gjatë një sulmi të armatosur të cilin persona të panjohur e kryen në Niger, kanë humbur jetën 16 ushtarë dhe 4 civilë.

Në njoftimin e ushtrisë së Nigerit thuhet se rreth 200 sulmues të armatosur hynë në Banibangu, në perëndim të vendit.

Pjesëtarët e ushtrisë iu përgjigjën sulmit ndërsa në përleshjen që vijoi humbën jetën 20 persona.

Disa ushtarë llogariten si të zhdukur ndërsa dyshohet se janë rrëmbyer nga ana e sulmuesve.

Gjatë një sulmi të armatosur më 1 maj në provincën Tahoua humbën jetën 16 ushtarë. Burkina Faso, Mali dhe Nigeri gjatë viteve të fundit janë objektiv i sulmeve që ndërlidhen me organizatat terroriste Al Kaeda dhe DEASH.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb