Mediat e huaja kanë publikuar momentin, kur një vajzë 6-vjeçare në një plazh në Havai, ka vrapuar me të shpejtë për t’i shpëtuar sulmit të një peshkaqeni.

Raportohet se vogëlushja Anela Rezentes, ishte duke notuar në bregun e detit e duke luajtur me dallgët, ku pranë saj, një peshkaqen nisi të rrotullohej.

Ajo në fillim nuk e pikasi prezencën e grabitqarit nënujorë, por kur e pa atë, u largua e tmerruar. Për fat të mirë, ajo ka mundur të dalë nga uji pa u lënduar.

E reja u filmua me një shprehje të tmerruar në fytyrë ndërsa filloi të dilte nga uji drejt mamasë së saj Sheri Gouveia, e cila po filmonte vajzën e saj në plazh dhe nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.
Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të dilte nga uji pa u lënduar, dhe u pa duke kapur syzet e saj
ndërsa vraponte.

“Nuk e kisha parë vajzën asnjëherë në atë gjendje. Ishte e tmerruar! Qante me ngashërim dhe nuk gjente qetësi:”, është shpreh për mediat, nëna e vogëlushes, Sheri Gouveia.

Ekspertët thonë se peshkaqeni në video ka të ngjarë të ishte një peshkaqen “Blacktip”, i cili ushqehet me peshq të vegjël, që gjenden në ujëra të cekëta. Kjo është dhe arsyeja sipas tyre, që peshkaqeni u pa duke notuar në ato anë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: