Një person është gjetur i pajetë në tregun e Milotit mëngjesin e sotëm. Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ndërkohë që kjo e fundit ka mbërritur në treg.
Nga këqyrja e viktimës, nuk konstatohen shenja dhunë në trupin e pajetë.
Aktualisht po punohet për identifikimin e trupit të pajetë si dhe të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)