TEPELENA

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e biznesmenit 45-vjeçar Çajup Selimi mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se Selimi ishte duke hyrë në banesën e tij dhe u ekzekutua në shkallët e pallatit. Ai mori dy plumba, një në kokë dhe trup.

Mësohet se është shoqëruar një person me të cilin biznesmeni ka pasur konflikte më parë.

Ai ishte baba i dy vajzave teksa Policia gjatë natës ka kryer kontrolle dhe sot ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.

Në 2018 Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti. Ai zotëronte një dyqan shumice me prodhime gruri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb