STAMBOLL– Një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen ”Maltepe” të Stambollit është përfshirë nga një zjarr i madh, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të para, ndërtesa në zonën “Gulsuyu”, e përfshirë nga zjarri, ndodhet aktualisht nën kontrollin e policisë dhe të ekipeve zjarrfikëse.
Një numër i madh njerëzish kanë pësuar dëmtime nga tymi i dendur, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima.
Ndërkohë autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
(er.nu/BalkanWeb)