TIRANË

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Kryesisë zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.

Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se Kryesia vendos sot për:
1. Nese do te kete ndryshime ne statut te PD-se
2. Nese do te kete zgjedhje sa i perket forumeve drejtuese te PD-se.
3. Per kalendarin e punimeve te Keshillit Kombetar (ne varesi te venfimarrjeve te sotme).

Mesazhi i Bardhit:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: