Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë si dhe arrestimin e autorit të plagosjes. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një fishek.