DURRËS
Një sasi prej 17 kilogramësh heroinë është kapur në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.
Droga dyshohet se ishte fshehur në trupin e një kamioni.
Raportohet, se policia ka pikasur kamionin dhe e kanë ndaluar në momentin që ka tentuar për të kaluar drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Nga atje, policia ka marrë kamionin dhe e ka dërguar në Portin e Durrësit, ku pritet të vendoset në skaner dhe të vërtetohen dyshimet e ngritura.
Paraprakisht mësohet, se destinacioni përfundimtar i drogës së kapur ishte një vend i BE.
(BalkanWeb)