SHBA
Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamjet, ku është fiksuar momenti, kur një burrë nxjerr një pistoletë në mes të rrugës dhe nis të qëllojë me armë në drejtim të njerëzve.
Si pasojë, dy persona janë lënduar, shkruajnë mediat e huaja.
“Ka shkaktuar një plagosje me armë, kush e njeh këtë njeri të na kontaktojë”, njofton policia.
Personat e plagosur, janë identifikuar si një 26-vjeçar, që ka marrë një lëndim në zonën e kofshës dhe një 21-vjeçar, pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane, i cili ndodhej në Nju Jork për të takuar familjarët.
Raportohet se ata ndodhen në spitalin lokal, jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.
🚨WANTED for ASSAULT: Do you know this guy? On 6/25/21 at approx 11:10 PM, in front of 2710 Morris Ave in the Bronx, the suspect fired several rounds towards a group, striking a 26-year-old male and a 20-year-old. Any info? DM @NYPDTips, or anonymously call them at 800-577-TIPS. pic.twitter.com/zJJ5BgakFK
— NYPD NEWS (@NYPDnews) June 27, 2021
(BalkanWeb)