LEZHË
Është grabitur një furrë buke në Lezhë.
Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije, se një person është paraqitur si klient në ambientet e furrës së bukës.
Më pas, ai i ka marrë shitësit xhiron ditore dhe është larguar. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)